Maliqi: Gjonaj pa nivel …nuk drejton dot as drejtorin e Burgjeve, akuzon Presidentin…

432
Sigal

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër qeverisë “Rama”, ka reaguar lidhur me replikat në distancë mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Përmes rrjeteve sociale, Maliqi shprehet se Gjonaj që ndihet krenare si pjesë e frontit demokratik popullor të Reformës në Drejtësië, nuk drejton dot as drejtorin e Burgjeve, një nejri siç thotë Maliqi, pa nivel dhe me të shkuar të errët.

“Gjonaj krenare si pjesë e frontit demokratik popullor të Reformës në Drejtësi. Gjonaj front i Reformës së Xhafës katror Gonit të drogës dhe Fatmirit eprorit të saj. S’keni parë gjë akoma. Gjonaj që s’drejton dot Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, pa nivel e me të shkuar të errët. Gjonaj cilëson Metën pa ekulibër politik, pasi sipas saj boshti i ekuilibrit politik dhe i karrierës së saj, meqënëse nuk është as deputete, mbetet treshja Xhafa i harruar, Rama i përmalluar dhe Soreca i palestruar = Rilindje djallëzuar. S’keni parë gjë akoma”, shprehet deputeti Lefter Maliqi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”.