U infektua me koronavirus, gruaja nga Berati transportohet me ambulancë drejt Infektivit në QSUT

335
Sigal

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në Berat u shënua personi i parë i infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçare, e cila mbrëmjen e sotme është transportuar me ambulancë drejt Infektivit në QSUT, kjo për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Sa i përket burrit dhe djalit të saj, mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, të vetëizoluar.

44-vjeçarja jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë ishte kthyer të jetonte në banesën e saj së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se zonja ka rezultuar pozitive.