Sigal

Personi që shihini në foto është 34-vjeçari Elion Hysa, i cili është gjetur i vrarë dhe i groposur ditën e sotme në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Më datë 5 korrik 2018, familjarët denoncuan zhdukjen e tij  pasi kishin humbur çdo kontakt me të. Ai u gjet i groposur pranë varrezave të Niklës.

Eljon Hysa është person i shpallur në kërkim për vrasjen e pronarit të një lavazhi në Sarandë së bashku me disa persona te tjerë.

Hysa që prej vitit 2015 është në kërkim nga policia. Ai është dënuar në mungesë për një ‘vrasje me paramendim’ në vitin 2015.

Kohët e fundit Eljon Hysa kishte marrë një lokal me qera në zonën e Niklës. Elion Hysa, i njohur edhe me emrat Keisi dhe Elvis Hysa.

Vrasja e ndodhur në Sarandë në 2015-tën:

Të arrestuarit janë: 1. Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç. 2. Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë. 3. Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç. Viktima u konfliktua me xhaxha dhe nip nga Kruja.

Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë ka rezultuar se rreth orës 00:10 të 9 korrikut, viktima éshtë konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit Gani Hysa, dhe Keivi Hysa, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit Elion Hysa dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithe sebashku népér qytet dhe kanë gjetur viktimen, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë konstatuar, kané rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht: 1. Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. 2. Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. 3. Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.