U fut në “kurth” përmes rrjeteve sociale! Gjykata e Lezhës lë pas hekurave pedofilin në Lezhë! Ngacmoi seksualisht një të mitur

170
Sigal

Kristjan Gjoni 44-vjeçari i arrestuar një ditë më parë për shkak se kishte ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës.

Gjatë seancës së ditës së sotme e cila është mbajtur me dyer të mbyllura, ai ka shfaqur pendesë për aktin e kryer.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”.

Gjoni u arrestua pasi u denoncua në një emision televiziv, ku shfaqej duke ngacmuar seksualisht të miturën.

Ka qenë një kurth i ngritur në rrjetet sociale ndaj burrit që e çoi atë në pranga.

Gazetarja iu prezantua atij si Kejsi. Edhe pse i ishte thënë se po fliste me një të mitur, Kristjan Gjoni i dërgonte foto dhe video intime.