Tymi ‘pushton’ qytetin e Vlorës, digjet prej dy javësh fusha e mbetjeve urbane

52
Sigal

Prej gati dy javësh, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është e përfshirë nga flakët. Edhe mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar nën petkun e tymit dhe nga era e keqe.

Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi. Edhe pse kjo situatë po vijon prej ditësh ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.