Tymi i zi i aferave / Inceneratorët “gllabëruan” miliona, qytetet si ‘furrë djegie gëlqereje’, pushtohen nga tymi dhe flakët e djegies së plehrave në landfille në mes të sezonit turistik

Milona euro projekt, pjesë e SAGËS së inceneratorëve! I vihet flaka pikës së grumbullimit të mbetjeve

Pika e grumbullimit të plehrave në Fier merr flakë. Dyshohet të jetë e qëllimshme

Sigal

Pika e grumbullimit të mbeturinave në Fier është djegur dhe dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe një re e madhe tymi përfshiu të gjithë zonën. Kjo është e disata herë që kjo pikë grumbillimi përfshihet nga zjarri dhe në këtë zonë jetojnë 500 familje.

Edhe pse qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln euro, ai nuk u shërben qytetarëve, pasi nuk ësht ende në funksion.

Gazeta “Telegraf” ka kryer një kërkim në QKB  të kompanisë “Integrated Technology Services” ose Inceneratori i Fierit dhe në qëndrën e regjistrimit të biznesit rezulton aktiv edhe pse kjo kompani është sekuestruar. Informacioni është i përditësuar në datën: 2023-07-14 /ora 11:01. 4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë, që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie.

Flakët dyshohet të jenë një formë e kontestimit nga banorët, të cilët ankohen prej kohësh për mbeturinat. Prefekti i qarkut të Fierit, Lefter Shehaj ka bërë edhe njëherë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. E fundit u dokumentua të premten, pasi ministria e Mbrojtjes publikoi një video teksa helikopteri Cougar hidhte ujë mbi zjarrin. Por ndërhyrje tjetër nuk është bërë me dije.

Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili raportohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por i doli nga kontrolli duke shkrumbuar deri më tani 25 ha pyll.