Turqit e Albtelekom gllabërojnë trotuaret

587
duket se i shërbejnë kompanisë private “Albtelecom-Eagle” për të shpërndarë internet në të gjitha familjet shqiptare. Vendosja e këtyre shtyllave po bëhet pothuajse ngjitur me ato të vjetrat që janë vendosur po nga kjo kompani që atëhere ishte ndërmarrje shtëtërore dhe varej drejtpërdrejt nga Ministria e Transporteve. Ky proces që është marrë me vrull të madh nga kompania që tashmë është privatizuar nga turqit nuk ka kaluar pa krijuar probleme sidomos në lëvizjen e qytetarëve. Shqetësuese është se vendosja e shtyllave të reja po bëhet në mes të ditës duke krijuar mjaft probleme për lëvizjen e qytetarëve dhe për këtë veprim nuk ka as ndonjë reagim nga strukturat vendore dhe as nga kompania “Albtelecom-Eagle”. Pushtimi i trotuareve dhe mjediseve publike bëhet në një kohë kur qeveria qëndrore e kontrolluar nga koalicioni i majtë dhe qeveria lokale e kontrolluar po nga ata, pas fitores së Erion Velisë, është zotuar se do të marrë të gjitha masat për të larguar pyllin e telave mes për mes pallateve, apartamenteve dhe lagjeve të banimit në kryeqytet.
Mosreagimi i kompanive të tjera
“Albtelecom-Eagle” nuk është e vetmja kompani që shpërndan internet në Shqipëri, përveç saj janë edhe disa kompanit të tjera, përfshi edhe ato celulare, që e kryejnë këtë veprimtari, por që në rastin konkret nuk po rendin që të vendosin edhe ato shtylla nëpër Tiranë sepse kjo do të sillte edhe një çrregullim edhe më të madh në kaosin e madh të ndërtimeve sipas qejfit dhe në mijëra telat që qëndrojnë kërcënues mbi jetën e qytetarëve. Megjithatë të bën përshtypje që këto kompani nuk kanë reaguar, paçka se vendosja e shtyllave bëhet vetëm prej kompanisë turke. Nga ana tjetër duken të pakuptimta numrat anonimë denoncues nëpër institucione, apo sinjalizuesit e fshehtë që do të hyjnë në terren pas pak ditësh, pasi kompani si kjo turke “e ka lidhur kalin” në institucionet më të larta. 
Sigal