Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, bllokime rrugësh për 4 ditët që vijnë

30
Sigal

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, do të bllokojë një sërë rrugësh në Tiranë, në rrugët kombëtare dhe disa qytetare.

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E PARË/ Datë 26.05.2025

Rruga ‘Zogu i Parë’, Tiranë-Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada ‘Durrës-Tiranë’ deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada ‘Kashar-Thumanë’, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë-Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot-Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen-Milot, nga ora 13:30, deri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë-Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi ‘Balshaj’ në rrugën ‘Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/ Datë 27.05.2025.

Rruga ‘Zogu i Parë’ deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër-Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre-Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë-Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas-Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës-Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë-Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh-unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/ Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit-Rruga e luleve-Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit-ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut-kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit-Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë-Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje-Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan-Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor-Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit-Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi-Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç-Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo-Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi-Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum-Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/ Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor-pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë-Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier-Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver-dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan-qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.