Tronditet sërish Shkodra, tritol në derën e banesës së oficerit të policisë

73
Sigal

Sërish tritol një polici në Shkodër. Sipas policisë, rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit  V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse. Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit  V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”- njoftoi policia.