Transformator i ri në Kashar, 4 mijë biznese furnizim cilësor me energji elektrike

462
Rreth 4 mijë biznese në kryeqytet tashmë do të kenë një furnizim më cilësor me energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vendosi në Nënstacionin e Kasharit një transformator të standardeve bashkëkohore.

Për shkak të specifikave të fundit, transformatori i ri nuk lejon ndryshimin/luhatjet e tensionit gjatë ditës dhe natës, si dhe garanton cilësi të furnizimit me energji elektrike për zonat përreth: Autostradës Tiranë-Durrës, Vorës, Kamzës, Institutit Bujqësor Ish-Fushës Misto Mame, Yzberishtit. Abonentët familjarë dhe bizneset në këto zona kanë depozituar ankesa të shumta drejtuar operatorit lidhur me mungesën sistematike të energjisë elektike.
Sigal