Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi takon Papa Franceskun

546
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Papa Franceskun. Takimi i cili është zhvilluar sot në selinë e shenjtë në Vatikan ka zgjatur rreth 45 minuta. Gjatë këtij takimi, Papa Francesku ka vlerësuar rolin e fese baktashiane në Shqipëri, gjithashtu është shprehur se ka mbresa të mira nga vizita e zhvilluar në Shqipëri. Papa Francesku theksoi se është befasuar nga historia e martirëve shqiptarë. Gjithashtu, ai u shpreh se shqiptarët janë në rrugën e duhur drejtë Zotit dhe përparimit.
Sigal