Tragjike/ E zë poshtë masivi i dheut teksa ndërtonin hotelin në Korfuz, ndërron jetë 50-vjeçari shqiptar

57
Sigal

Një shqiptar ka ndërruar jetë në ishullin e Korfuzit, në Greqi gjatë një aksidenti në punë mëngjesin e ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sidarit gjatë punimeve në një pishinë, teksa ndërtonin një kompleks hotelerie.

Sipas mediave greke shqiptar i moshës 50 vjeç, vdiq pasi u shtyp nga një masiv dheu. Edhe pse punëtori fatkeq është nxjerrë me shpejtësi nga ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendngjarje me 4 automjete, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.