Tragjedia në Theth, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur, çfarë ndodhi me turistët

186
Sigal

Dyshohet se ka humbur jetën një nga turistët gjermanë, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Ndonëse fillimisht u fol për dy turistë gjermanë që kishin rënë në një greminë në Valbonë, në Theth, tashmë konfirmohet për 1 prej tyre të vdekur dhe 4 persona të tjerë të plagosur.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e turistit tjetër.

Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.