Tragjedia në Kumanovë, 4 persona në gjendje të rëndë

114

Shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës dëmtojë rëndë shëndetin e 7 personave.Në rrezik jete mbeten 4 persona. 7 të lënduarit janë shtruar në  Repartin e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për personat që po luftojnë për jetën po merren të gjitha masat e mjekimit intensiv.

” Nga gjithsej shtatë pacientët 4 janë në gjendje të rëndë me shkallë të rëndë të djegieve dhe ndodhen në rrezik për jetën. 00:28 Nga katër të shtrirët këtu në Qendrën Klinike, dy ndodhen në Klinikën për Kirurgji plastike ata janë dy burra të moshës 60 vjeçare dhe dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeçare në repartin e përkujdesjes intensive të Klinikës për anestezi dhe reanimacion. 00:50  Nga tre pacientët në Spitalin e vjetër të qytetit një grua e moshës 40 vjeçare është në pjesën e përkujdesjes intensive e vendosur në aparate për frymëmarrje artificiale, ka një grua më të re rreth moshës 20 vjeçare e cila është shtatzënë, në këtë moment i bëhen kontrolle nga ane gjinekologut dhe një fëmijë që ka përqindje të vogël të djegies” deklaroi Venko Filipçe- Ministër i Shëndetësisë.

Familjarët e të lënduarve nuk arrinin t’i mbanin lotët. Në gjendje shoku ata thanë se nuk flasin dot para kamerave. Vajtonin viktimat, dhe luteshin për të lënduarit.

Ky nuk është rasti i vetëm kur shpërthimi i një bombole gazi merr jetë njerëzish dhe lëndon disa të tjerë. Në dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e një shpërthimi të tillë në një banesë në Shkup, një burrë mbeti i lënduar rëndë me djegie të shkallës së katërt. Një bombol shpërtheu edhe në maj të vitit të kaluar, por nga ky rast fatmirësisht nuk pati viktima dhe as të lënduar.