Tragjedi në Kosovë, 4 persona vdesin në një aksident

268
Sigal

4 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

‘4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë’, ka deklaruar ajo.

Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes mes dy makinave, një veture Audi dhe një Golfi 2.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka deklaruar se aksidenti është mjaftë i rëndë dhe ka të vdekur, por për detaje shtesë do të prononcohen sapo t’i marrin informacionet nga terreni.