Trafiku i arabëve shkaktoi arrestime në Polici, ja kush është drejtori i ri i Kufirit

444
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zhvilluar një mbledhje sot në ministrinë ku ka paraqitur edhe ndryshimet e reja në kupolën e policisë së shtetit.

Një ndër ndryshimet është edhe emërimi  i drejtori të Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë. Arben Ibro do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës. Një emërim i vjen i tillë vjen pas arrestimit të bërë ndaj drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit, Enkelejda Toska, për shkak se ishte pjesë e një strukture të mirorganizuar të trafikut klandestin të arabëve.

Do të ishte pikërisht emisioni investigativ Top Story , që zbuloi rrjetin e mirë organizuar të këtij trafiku që prekte edhe piramidën e Policisë së Kufrit. Enkelejda Toska, ku organizator ishte dhe bashkëshorti  Sami Hoxha dhe motra si pjesëtare e këtij rrjeti.

Pas fakteve tronditëse të zbuluara, SHÇBA mori masa për arrestimin e Toksës dhe të një pjesë të stafit të drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit.

“SHÇBA ndalon drejtues e punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj. Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit i pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues në DRKM Tiranë. Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qenieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, kreu ndalimin e punonjësve të policisë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Policia arrestoi dhe motrën e Toskës, si dhe shtetasin palestinez Salim Yousuf, njëri prej trafikantëve më të rëndësishëm dhe që drejtonte rrjetin kriminal në bashkëpunim të plotë me drejtues të Policisë së Kufirit dhe familjarë të tyre.

Në dëshminë e Salim Yousuf , ai tregoi lidhjet me shefat e Policisë Kufitare, me të cilët bënte pazaret e trafikut të arabëve. Por, palestinezi ka qenë në “rreth të kuq” edhe nga qarqet diplomatike.  Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një memo sekrete, që publikoi ekskluzivisht Top Story.

Vec Toskës, zyrtarët e tjerë të pezulluar janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste. Në kërkim është edhe bashkëshorti i Toskës, Sami Hoxha, i cili bënte lidhje e trafikantëve dhe i siguronte kundrejt pagesës lejen e emigracionit.