Trafikantë dhe terroristë pushtojnë Tiranën

468
Sigal

Në 24 orë, në Shqipëri u futën ilegalisht 130 klandestinë arabë. Dyshohet mes tyre të ketë dhe terroristë apo me ebola

E zënë me punë ‘të rëndësishme’ si realizimin e planit të gjobave dhe bilancet ditore të shitjes së jelekëve të verdhe drejtuesve të mjeteve (?!), Policia e Shtetit dhe ajo kufitare, ‘harrojnë’ frenimin e klandestinëve. Për paradoks, policia nuk vonon që në deklaratën e saj zyrtare të thotë se ‘klandestinët u kapën nga policia në bashkëpunim me doganën’, ndërkohë që të vërtetën e thotë njoftimi zyrtar i Doganës se klandestinët thotë se klandestinët u gjendën nga punonjësit e doganës së Tiranës që po zhdoganonin mallin. Sipas statistikave, vetëm në harkun e 24 orëve, në Shqipëri janë futur 130 klandestinë. Fluksi në rritje i klandestinëve përbën rrezikun e lëvizjes së terroristëve nga vendet arabe në Europë si dhe mundësinë e përhapjes së ebolës, gjë për të cilën organizmat përkatëse ndërkombëtare kanë dhënë alarmin ka kohë.

 NJOFTIMI I DOGANËS

Kapjen e klandestinëve e konfirmon zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. “Sot (të martën), doganierët e Doganës Tiranë pas informacionit të përftuar në rrugë operative kryen kontrollin e kamionit turk me targë 33 BZU 52 që kishte përshkruar itinerarin Turqi- Greqi-Shqipëri. Nga këqyrja e jashtme e mjetit u konstatua që elementët  e sigurisë së tij ishin të manipuluara (litari i këputur dhe më pas i bashkuar formalisht). Gjatë kontrollit fizik të kamionit u zbuluar të fshehur në një ngarkesë me elektroshtëpiake 7 (shtatë) klandestinë sirianë. Klandestinët iu dorëzuan autoriteteve policore si dhe u krye ndalimi i drejtuesit të mjetit. Autoritetet doganore krahas luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal janë të angazhuara edhe në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

POLICIA JASHTË LOJE

Kështu, për paradoks, ditën e djeshme, në Doganën e Tiranës janë ‘zbuluar’ mes pajisjeve elektronike 7 klandestinë, ndërsa policia ka shkuar dhe i ka shoqëruar! Sipas burimeve këtë herë shtetasit sirianë janë gjetur brenda një kamioni i cili kishte hyrë në ambientet e doganës së kryeqytetit për t’u zhdoganuar. Teksa doganierët kalonin në sitë elektro-shtëpiaket që ndodheshin në këtë mjet kanë hasur dhe praninë e klandestinëve të fshehur brenda karrocerisë. Kamioni i nisur nga Turqia sillte në Shqipëri fshesa korrenti, teksa klandestinët janë gjetur në mes të karrocerisë të mbështjellë me mushama… Personat e ndaluar dhe menjëherë ata janë marrë në pyetje në lidhje me itinerarin e përshkruar, teksa dyshohet se ata të jenë nisur nga Siria për në Turqi, më pas Greqi e për të përfunduar në Shqipëri. Burime për “Telegraf” shtojnë se, po hetohet për një pistë trafiku e kahershme e trafikut të qenieve njerëzore drejt perëndimit, e cila komandohet nga shtetas shqiptare dhe disa të huaj. Për momentin, policia nuk jep asnjë hollësi për rastin e fundit të trafikut të sirianëve në thellësi të vendit tonë. Pak orë më parë, sipas konfirmimeve për “Telegraf”, janë zbuluar dhe dy raste të tjera të klandestinëve të futur nga Greqia. Në rastin e parë, u kapën 87 klandestinë, ndërsa në rastin e dytë, 36 të tillë. 36 klandestinët e kapur në thellësi të tokës sonë, mësohet se janë me leje qëndrimi në shtetin grek. Fakti që klandestinët zakonisht kapen në thellësi të vendit tonë, deri dhe në maune ën Tiranë nga doganierët, tregon se policia po tregohet e paaftë këtë godasë këtë fenomen të paligjshëm, duke bërë që Shqipëria të lakohet shpesh si vend transiti klandestinësh nga Afrika dhe Azia me synim vendet europiane.