Paraditja e sotme kishte trafik shumë të rënduar në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas.
Shumë banorë të kryeqytetit iu drejtuan plazhit të preferuar prej tyre, në Gjirin e Lalzit, duke krijuar radhë të gjata në rrugë. Policia ka ndërhyrë për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve që pritet të krijojnë një situatë të ngjashme edhe gjatë pasdites, gjatë kthimit të pushuesve ditorë.
Policia kërkon që drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit, për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun, të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq-Plepa-Durrës.
Ndërsa në akset rrugore Lezhë-Shëngjin, Shkodër-Velipojë, Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës, por nuk ka probleme.