Tomorr Celibashi/ Kur hahen atllarët, shkelmat i hanë gomarët

554
Ka një çerek shekulli që diskutohet për dëmshpërblimet e ish të persekutuarve. Ka një çerek shekulli që këstet e pagesave nuk kanë të mbaruar. Dhe pushtetarët, djathtarakë a mëngjarashë qofshin, me xhymertllëk si në sofrën e qorrave, vetëm këtu janë të një mendjeje. Një diskutim dhe një arsyetim i thjeshtë, ashtu popullorçe, siç më ka mësuar babai: Mysybet Hairsëzisi, si edhe shumë të tjerë të sërës së tij, u dënua nga pushteti komunist me disa vjet burg për arsye politike, pas një shërbimi 35-40 vjet në zyrat e PPSH. Më pas u internua nga Tirana, një qytezë të vogël, për disa vjet të tjerë. Për këtë dënim atij, me mender ligjin e sistemit të sotëm, “i takon” të marrë disa milionë para dëmshpërblim nga shteti, ose e thënë troç-troç nga taksat tona. Përveç kësaj, po paguajmë dëmshpërblime edhe për ish të burgosurit kurvarë, hajdutë e vagabonda, që Berisha u dha dëshminë e të persekutuarit… Po qenë dënuar për kurvëri e hajdutëri, o miq, jo për politikë?! Po ç’bëhet kështu? Janë bërë të persekutuar edhe ish aparatçikë partie, kuadro, doktorë e profesorë, shkrimtarë me emër, që u zvarriten si krimba në këmbë horrave të sotëm të karrikeve! Po mirë, more miq! Ju, taksapaguesit e thjeshtë, çfarë faji patët? Fshatarë e punëtorë të thjeshtë ishit! Kooperativistw që punonit me kazmë e bel dhe hanit bukë hibridi…Punëtorë me tre turne në fabrika, në kantiere, në miniera, që merrnit një ditë pune dhe rrisnit çiliminjtë tuaj… E, kur ktheheshit nga ara, pasi kishit ngrënë ndonjë bark fiq, apo pasi kishit pirë një kriko birrë thatë (qytetarët), përmblidheshit në krevat si të vdekur, për t’u zgjuar ndaj të gdhirë për të bërë detyrat e darkës… Çfarë zullumi e çfarë faji patët ju dje, që të paguani sot? Po ata kooperativistët e mjerë, a nuk qenë “të internuar” një jetë të tërë atje në malësi dhe me punë të rëndë bujqësie apo miniere dhe me atë shpërblim të ulët ? A nuk duhen dëmshpërblyer edhe ata? Ç’kusur kanë ata që të paguajnë me taksat e zorraxhinjve? Unë që kam lindur në dhjetor të viti 1992, që nuk njoha fare komunizmin, unë që nuk dënova asnjeri, unë që nuk përfitova asnjë gjë nga puna e të burgosurve në miniera (se mos përfituan ata që kishin lindur?!) ç’kusur kam që nga taksat e mia të paguaj, nëse i quajmë faje, fajet e komunizmit? Të paguaj ish të persekutuarin ish ballist, që po rron ende si qeni i mavijes, për meritën se në krye të gjermanëve ndër shtëpitë e tjera, dogji edhe shtëpinë e gjyshit tim, që spiunoi në Gestapo për trimat e maleve, të paguaj ata që vranë mësuesit, të paguaj ata që vranë gra dhe vajza pse luftonin për emancipimin e tyre? Të paguaj për ata që vinin të luftonin kundër vëllezërve të tyre, pasi stërviteshin dhe armatoseshin nëpër kampe nga agjenturat e huaja? Të paguaj dëmshpërblim për horrin që përdhunoi kushërirën dhe pas daljes nga burgu deshi të arratisej në Greqi? Mua nuk më takon dëmshpërblim për babanë që punoi në kooperative 35 vjet rresht, me bukë hibridi? Na i kanë bërë kurrizin gjak nga barra dhe barkun dërrasë nga uria! Sa do ta ulim kokën ne, që të na godasin zverkut horrat e një pushteti horr? S’i thënkan kot asaj fjalës: “Kur hahen atllarët, shqelmat i pijnë gomarët”!
Sigal