Tjetër rrjedhje nga PS, ikën anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Drejton injoranca

111
Sigal

Anëtarja e PS në Këshillin Bashkiak Shkodër, Tereze Brigja ka njoftuar largimin nga strukturat drejtuese të partisë.

Sipas raportimeve meditike, Brigja e ka njoftuar largimin me një mesazh në grupin e ËhatsApp të PS-së në Shkodër, ku ndër të tjera thuhej se në këtë parti drejton injoranca dhe mediokriteti.

Ajo ngre shqetësimin se PS edhe pse prej 3 mandatesh në pushtet, nuk ka bërë asgjë për Dukagjinin, vendin e saj të origjinës.

Gjithashtu, Brigja thekson se PS ka diskriminuar besimtarët katolikë të Shkodrës, teksa përfaqësimi i tyre në këshillin bashkiak është i papërfillshëm.

Në mbyllje të mesazhit, anëtarja e këshillit bashkiak Shkodër shprehet se PS shkon, si gjithnjë, drejt humbjes në 14 Maj.