Tiranë/ Policia i shemb ndërtesat, pronarët ngujohen brenda

Policia ka nisur prishjen e disa dyqaneve dhe banesave pranë zonës së Selvisë. Veprimi i policisë ka hasur kundërshtimin e pronarëve,  të cilët e kanë cilësuar një veprim antiligjor. Siç duket në videon e siguruar  nga “Balkan Web”, disa nga pronarët kanë zgjedhur të ngujohen brenda godinave për të kundërshtuar policinë.

NOA

“Është veprim antiligjor, jemi me certifikata pronësie. Bashkia nuk ka sjellë asnjë shkresë a vendim prishjeje. E kemi denoncuar veprimin në polici, policia mban anën e bashkisë. Objekti ka shërbyer si postë 50 vite me parë, ndërtesa është 90 vjeçare.

Pronaret e kemi privatizuar në 90 ndërsa më vonë me leje bashkie e kemi rikonstruktuar konform ligjeve. Lajmin e prishjes e kemi mësuar nga subjeketet që ia kemi lënë me qera. Jemi pronarë të ligjshem nuk dimë ku të ankohemi.”-janë shprehur pronarët.

Dhjetëra punonjës të policisë kanë ardhur për të mbështetur Bashkinë. Më herët INUV ka prishur një dyqan ngjitur.