Tiranë- Plagosen 7 fëmijë, thyhet dërrasa e trampolinës

423
Një aksident ka ndodhur në një hotel i pajisur me pishinë, në rrugën e Elbasanit. Sipas burimeve të policisë janë dëmtuar 7 fëmijë, të cilët ndodhen në S.Q.U., për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qenë në radhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshqitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.
Fëmijët janë të grup moshës 14-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal