Tiranë/ Përfshihet nga flakët kati i një pallati

143
Sigal

Një kat i një pallati pranë zonës së Brrylit është përfshirë nga flakët në orët e mesditës në Tiranë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk raportohet të ketë persona të lënduar.