Tiranë, arrestohen dy persona, transportonin fishekë

478
Sigal

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në flagrancë, pasi janë kapur duke transportuar municione luftarake.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se Ajet S. 18 vjeç dhe Kujtim Tahiri, 33 vjeç janë kapur nga efektivët e komisariatit nr. 5 në momentin kur po transportonin dy arka metalike, në brendësi të të cilave dyshohej se kishte municion luftarak. 

Pas kontrollit, në brendësi të tyre janë gjetur 1440 fishekë të kalibrit 7.62 mm. gjithashtu janë sekuestruar edhe 1 triçikël në pronësi të Tahirit dhe një makinë Volkswagen në pronësi të 18-vjeçarit.