Vrasja e autorit të masakrës së Berlinit, kryeministri italian falënderon policinë

437
Sigal

Pas ngjarjes së vrasjes Anis Amri, autorit të atentatit të Berlinit, në provincën e Milanos, Kryeministri italian Paolo Gentiloni gjatë një konference për shtyp ka falënderuar sot policinë italiane, forcat e armatosura e shërbimet e inteligjencës për punën e kryer në garantimin e sigurisë kombëtare e rendit publik.

“Vëmendja është maksimale, kërcënimet nuk duhen nënvlerësuar, pro ç’ka ndodhi sot demonstron për qytetarët italianë se shteti ekziston e punon për sigurinë e tyre”, tha ai.

Falënderime ndaj autoriteteve italiane kanë ardhur sot dhe nga ministria e Brendshme gjermane e nga vetë kancelarja Angela Merkel.