Energjia e rinovueshme në fokus të TIF, Karakaci, OSHEE:
Në 2026 nisim ndërtimin e nënstacionit elektrik nëntokësor në Tiranë
‘Plani Energjitik i Shipërisë dhe Tranzicioni i Energjive të Rinovueshme’ ishte një ndër panelet më të rëndësishme të zhvilluara në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës-Edicioni 31-të, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, kompanive vendase dhe ndërkombëtare, në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, me përfaqësues nga Italia, Zvicra, SHBA, Sllovenia dhe vende të tjera. Diskutimet e panelistëve u fokusuan në strategjinë kombëtare të energjisë dhe hapat drejt tranzicionit të qëndrueshëm energjitik në përputhje me objektivat e EU Green Deal dhe vizionin ‘Shipëria 2030’.
Projektet energjitike në Tiranë
Enea Karakaci administrator i OSHEE, i ftuar në këtë panel theksoi se objektivat e qeverisë shqiptare janë për të ulur humbjet deri në vitin 2030 në sistemin e shpërndarjes në 10 %, gjë që do të arrihet edhe përmes investimeve të reja. ‘’Kemi disa projekte të cilat synojnë ti japin një transformim shoqërisë, ku më i rëndësishmi mbetet nënstacioni i parë elektrik nëntokësor i qendrës së Tiranës – qytet që ka nevojë për një nënstacion të ri pasi ka një bum ndërtimesh.
PANEL 2: Tourism Now & Tomorrow
11:00–12:00 – Conference Hall B, Lower Ground Floor
Panairi “Windows into the Future”, potenciali turistik për Shqipërinë e vitit 2030, projektet për turzimin gjithëvjetor
Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi sot dhe në të ardhmen”. Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të ministrisë së Turizmit, pushtetit lokal, organizatave dhe biznesit, folën për potencialin turistik që ka vendi ynë dhe nismat që do të kontiribuojnë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Lira Pipa, zëvendësministre e Turizimit, Kulturës dhe Sporteve foli për bumin turistik të vendit, i cili një dekadë më parë, as nuk imagjinohej. “Vitin e kaluar Shqipëria priti 12 milionë turisë, dhe brenda një 10-vjeçari shohim që numri është 3–fishuar. Askush nuk e besonte se Shqipëria do të bëhej një destinacion kaq i kërkuar. Pavarëisht entuziazmit dhe investimit të shumëkujt që e shikon Shqipërinë si një vend me potencial, oferta jonë turistike shoqërohet edhe me sfida dhe që tani ne duam të krijojmë cilësi, duke e ndërlidhur turizmin me artet, kulturën, historinë dhe sportin”.
Projektet mega-infrastrukturore në Klik Ekspo Group, Verdho: Më 2027 gati Hekurudha e re Tiranë-Durrës
Hekurudha e re Tiranë-Durrës-Rinas do të hapet në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës – Edicioni 31, nga drejtori i Hekurudhës Shqiptare z.Ergys Verdho i cili tha se aktualisht kanë përfunduar 90 % e punimeve, ndërkohë që do të vijohet dhe me disa procese të fundit të projektit.
Hekurudha e re
‘’Jemi në 90 për qind të finalizmit të punimeve civile, dhe në fundin e këtij viti do të kemi linjën e re, në maj të vitit të ardhshëm ne mbarojmë dhe stacionet hekurudhiore të të gjithë linjës. Nga maji deri në dhjetor do të merremi me kolaudimin e saj, dhe shpresojmë që në 3 mujorin e parë të vitit të ardhshëm 2027, ne këtë linjë ta vëmë në funksion.
Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës: “Window into the Future” zbulon projektin e Durana Tech Park
Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në pavijonin “Window into the Future”, u zhvillua një panel i dedikuar nismave “Ndërtimi i partneriteteve dhe besimit – Njohja dhe zbatimi i projekteve AIC dhe Durana”. Në qendër të diskutimit ishte Durana Tech Park, një nga projektet më ambicioze për krijimin e një ekosistemi të integruar teknologjik në Shqipëri dhe rajon.Çfarë është Durana Tech Park
Sipas Vahidije Kadiu, menaxhere projekti e Durana Tech Park, ky është një hapësirë që synon të kthehet në qendrën më të rëndësishme të inovacionit në Ballkan, duke bashkuar kompani teknologjike, startup-e, universitete dhe profesionistë të pavarur. Parku do të shërbejë si një zonë e dedikuar për kërkimin dhe zhvillimin në inteligjencën artificiale, inxhinierinë softuerike, “cloud computing”, sigurinë kibernetike dhe teknologjitë emergjente.
E vendosur strategjikisht mes Tiranës dhe Durrësit, në një distancë prej vetëm 16 kilometra nga aeroporti i Rinasit dhe 10 kilometra nga porti i Durrësit, Durana do të ofrojë laboratorë kërkimorë, qendra konferencash, hapësira bashkëpunimi, inkubatorë për startup-e, si dhe ambiente sportive dhe sociale që do të forcojnë komunitetin e inovacionit.






















