Tiranë/ Aksioni kundër informalitetit prek dhe tregun ‘gabi”, sekuestrohen mallrat

464
Aksioni kundër informalitetit ka prekur edhe një prej tregjeve më të hershme dhe të populluara në Tiranë atë të mallrave të përdorura. Përfaqësues të afro 400 tregtarët e mallrave të lira që ushtrojnë aktivitetin e tyrë në zonën e Spitaleve u është sekuestruar malli nga drejtoria Tatimore pasi u kërkohet të regjistrohen dhe të vendosin kasë. Për të zbutur rëndesat financiare ata i kërkojnë bashkisë të shpallen ambulantë.

Tregetarët thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen me bukë. Specialistët e bashkisë pritën një përfaqësi nga protestuestuesit të cilëve u është shpjeguar se kërkesat e tyre nuk lidhen me këtë institucion. Pas protestës së zhvilluar të bashkia tregtarët iu drejtuan Avokatit të Popullit, i cili mori përsipër të bëjë verifikime dhe më pas nëse konstatohen shkelje të të drejtave të tyre tua përcjellë ato institucioneve.
Sigal