Tiranë, 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në shtëpinë e tij

228
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve të para mësohet se një 37 vjeçar është vetëvarur në shtëpinë e tij në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 në rrugën ‘Besim Alla.’

Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.