Tiranë, 20 banorë në grevë: Na ​ka mashtruar ndërtuesi i pallatit

1672
Rreth 20 banorë kanë nisur sot grevën e urisë me pretendimin se ndërtuesi i pallatit i ka mashtruar ata duke u marrë shtëpitë për të ndërtuar një pallat që mbeti përgjysmë.
Banorët kërcënojnë se nuk do të zbresin nga tarraca e pallatit 9-katësh derisa të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre.
Banorëve në këmbim të tokës që kanë dhënë u është premtuar nga ndërtuesi Bert Kushe se do të merrnin banesa e dyqane e po ashtu do t’u paguhej edhe qiraja deri në përfundimin e pallatit.
Ata i bëjnë apel organeve që të marrin masa për të zgjidhur situatën pasi prej më shumë se një viti ndërtuesi nuk u ka paguar atyre as qiratë e shtëpive e sot ata kanë mbetur jashtë. Le të ndjekim se çfarë thonë banorët që kanë nisur sot protestën.
Sigal