Tragjedi në Bulqizë! Bombola e gazit i merr jetën nënës dhe dy fëmijëve

376
Sigal

Nëna dhe dy fëmijët e saj, vajzë e djalë, kanë ndërruar jetën tragjikisht në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë, pasi janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Gruaja 40-vjeçare me inicialet R.Tola është gjetur e pajetë – njofton policia – së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj, ndërsa dyshohet që personi tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore, të jetë fëmija tjetër i familjes.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës. Policia ka shpjeguar se tre viktimat janë 40-vjeçarja  R.Toljat dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Sipas policisë ata janë gjetur pa shenja jetë dhe dyshohet se janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Po kështu  në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.