Thyen rregullat e qarkullimit, policia “me dorë të hekurt”, mbi 6 mijë gjoba për shoferët “rebelë”

18
Sigal

Policia në Vlorë dhe Sarandë kanë ndëshkuar drejtuesit e automjeteve të cilat kanë thyer rregullat e qarkullimit. Mësohet se për periudhën 4 deri më 24 mars janë arrestuar 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 6654 masa administrative, konkretisht:

⁠3395 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 293 për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 374 për parakalime të gabuara; 76 për xhama të errësuar; 2516 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.