Thuhet se sallata virale me karota balancon hormonet, por sa e vërtetë është kjo?

134
Sigal

Jemi pothuajse 100% të bindur që e keni parë një video në TikTok me sallatën me karota, e cila sipas tiktoker-ave të ndihmon me balancimin e hormoneve, si dhe me metabolizmin. Sipas personave që e konsumojnë, ka benefite të jashtëzakonshme, por ekspertja Laura Purdy thotë se në fakt, nuk ka ende një studim që tregon se sallata me karota lidhet drejtpërdrejt me balancimin e hormoneve dhe nëse doni një rezultat të shpejtë për balancimin e tyre, ndoshta nuk duhet të bazoheni vetëm tek interneti.

“Një recetë si sallata me karota të pagatuara ka të ngjarë të mos e dëmtojë shëndetin tënd hormonal, megjithatë, nuk ka asnjë provë shkencore që lidh balancimin e hormoneve me karotat e pagatuara. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin hormonal, është shumë e rëndësishme që të vizitoheni dhe këshilloheni me një mjek të specializuar.”, shprehet Purdy.

Gjithsesi, nëse doni ta provoni sallatën me karota si një recetë të shpejtë dhe të shëndetshme, mund të ndiqni këtë mënyrë përgatitjeje:

Qëroni karotat dhe ndajini në formë shiritash, që të marrin pamjen e pastave. Më pas, shtoni uthull molle, pak kripë dhe piper të freskët dhe shtrydhni pak lëng limoni.

Mos harroni, me shumë rëndësi është që të mos shtoni një numër të madh përbërësish, pasi mund të zvogëloni shijen dhe sigurisht, përfitimet që tiktoker-at thonë se përfitoni prej kësaj sallate.