Terrorizoi qytetarët te sheshi “Skëndërbej”, 32 vjeçari Arben Mema do të përballet me tre akuza

343
Sigal

Arben Mema 32 vjeç i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë do të akuzohet për tre vepra penale.

Mema akuzohet për tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë përqindja e lëndës narkotike që ka konsumuar.

Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32 vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.