Terror mbi bizneset në Vlorë, dhjetëra policë kontrolle të rrepta. Si po shkelet vendimi i Bashkisë dhe Ministrisë

246

U miratua si vendim një vit më parë, ndërsa në nisje të këtij sezoni turistik ishte ministri i turizmit Blendi Klosi ai i cili nga Vlora, në një takim me biznesin rikujtoi vendimin e bashkisë për të lejuar muzikën në lokale gjatë fundjavës, si një të mirë për turizmin.

Bashkia Vlorë me një vendim të këshillit Bashkiak ka përcaktuar se dita e premte do të jetë e lejuar për gjenerimin e zhurmave gjatë gjithë natës, dhe ditët e tjera të javës deri në orën 01:00 të mëngjesit.

Por ajo çka ndodh përgjatë bizneseve në Lungomare është tërësisht tjetër gjë.

Çdo të premte, përfshirë edhe mbrëmjen e djeshme policia e rendit Vlorë, e shoqëruar me një numër të lartë efektivësh shkojnë në çdo ambient në Lungomare për të fikur muzikën.

Kjo ndodh edhe në lokale me muzikë të ulët dhe është kthyer në një shqetësim shumë të madh për bizneset.

Ata akuzojnë policinë se po përhap panik dhe terror te klientët, ndërsa denoncojnë dhe shkeljen e vendimit të dhënë nga bashkia.

Më poshtë janë mesazhet denoncuese të pronarëve të bizneseve: