Termometri shënon -5 gradë në Dardhë, rekomandohet lëvizja me zinxhir

42
Sigal

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.

Reshjet e dëborës janë rikthyer në juglindje të vendit, ndonëse gjatë natës reshjet janë ndërprerë. Për shkak të temperaturave të ulta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të para të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.

Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit.
Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme, por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.

Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2. Ndërkohë disa fshatra raportohet se janë pa energji elektrike. Konkretisht fshatrat Leshnjë, Lekas, Mazrekë, Osoje, Gjinikas, Gur i Kuq, Mollas.