Tërmeti/ IGJEUM nxjerr të dhënat, sa lëkundje ka pasur sot dhe si ka lëvizur magnituda

760
Sigal

Pas tërmetit të fortë të pasdites së djeshme që vuri edhe njëherë në panik banorët e kryeqytetit, IGJEUM ka regjistruar të tjera lëkundje, por me një magnitudë që ka ardhur në ulje.

Sipas të dhënave që ka publikuar IGJEUM në faqen e vet zyrtare, tërmeti i djeshëm me magnitudë 4.3 me epiqendër 9 kilometra në Veri të Durrësit, është pasuar me tre goditje të tjera që i takojnë datës 19 dhjetor.

Ndërkohë që për sot, më 20 dhjetor, gjithnjë referuar IGJEUM janë shënuar dy goditje tërmeti.

Lëkundja më e fundit është regjistruar në orët e mëngjesit, me magnitudë 1.4 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.