Sigal

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë këtë të hënë për 59-vjeçarin Hetem Muho dhe djalin e tij 20-vjeçar Dino Muho, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre, Alket Muho në fshatin Rabie të Memaliaj.

Babë e bir mohuan të kenë gisht në vrasje, por thanë se ndodheshin në fshatin Rabie për një vizitë.

Por prokurori i çështjes tha në seancë se ka prova që i implikojnë në ngjarje. Gjithashtu dyshimi për krimin është përqendruar në konfliktet e vjetra për pronësinë.

Sakaq 59-vjeçari për çiften që e ka me leje, deklaroi se ia kanë vjedhur.

Ndërkohë në fotografi mund të shihni 20-vjeçarin e akuzuar për krimin.

Mësohet se viktima Muho informonte policinë, lidhur me mbjelljen e parcelave me hashash në zonë.

Bëhet me dije se 43-vjeçari ka informuar në polici lidhur me disa parcela me hashash, ku më 4 shtator është ndërhyrë dhe është shkatërruar një tokë e mbjellë me bimë narkotike, më konkretisht tetë parcela me 4800 rrënjë kanabis.

Trupi i pajetë i Muhos, u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Rabie. I ndjeri jetonte me gruan dhe dy fëmijët në fshat, ndërsa prindërit jetonin në Patos.