Sigal

Zbulohen të tjera detaje për grabitjen me dhunë  të dy të moshuarve në qytetin e Memaliajt.

Mustafa Mustafai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë një plagë në kokë, ndërsa ka thënë se  pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me qytën e pistoletës në dyqanin e tyre 71-vjeçarin që punonte si kambist Mustafa Mustafai si dhe bashkëshorten e tij Thëllëze Mustafai 67 vjeçe, duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Autorët mësohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash si dhe një celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi.