Pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës. Tofik Sinani u pezullua pasi një i dënuar tentoi vetëvrasjen.

Mësohet se i dënuari me inicialet T. D., tentoi të vetëvritej, ndërkohë që familjarët bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ka qenë avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që ka kërkuar nisjen e hetimeve për këtë rast, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë. Pavarësisht këtij hapi, përfaqësuesi i AP-së nuk u lejua të hyjë në burgun e Fushë Krujës.

Para 10 ditësh në burgun e Fushë Krujës u dhunua dhe i dënuari Adriatik Lala, ndërsa dyshohet se pas kësaj ngjarje fshihet policia e burgut.