Temperaturat shkojnë deri në 27°C, si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë

118
Sigal

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Evropa Qendrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu paraqitet Europa Veriore. Ndërsa Lindja e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të dominohen nga
moti i qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh i gjithë territori Shqiptar po dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferik, ku edhe sot do të vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Territori i Kosovës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit, duke bërë që edhe temperaturat e ajrit të vijojnë të rriten. Ndërsa pas mesdite parashikohet shtim gradual i vranësirave të pakta në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin e MV duke bërë që gjatë paradites pothuajse i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Por vetëm pas mesdite pritet që vranësirat të jenë më të dukshme, ku do të shfaqen përkohësisht në të gjithë MV.