Temperaturat nga 2 deri në 24°C, moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në pjesën bregdetare dhe në zonat e ulëta.

Në mesditë e pasdite përgjatë lindjes e juglindjes do të ketë vranësira mesatare e lokalisht të dendura.

NOA

Në orët e mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit, ashtu si në ditët që po lemë pas do të mbizotërojë mjegulla e dendur përgjatë luginave.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/20 diell

Kukës 3/10 re diell

Lezhë 7/20 diell

Dibër 2/13 re diell

Durrës 9/21 diell

Tiranë 9/23 diell

Elbasan 9/23 diell

Berat 5/24 diell

Vlorë 9/23 diell

Korcë 3/14 re diell

Gjirokastër 2/22 re diell

Sarandë 8/23 diell