Temperaturat e prillit ‘sfidojnë’ pranverën, si do të jetë moti për Pashkët Ortodokse. Ja kur do t’i hiqni xhupat

122
Sigal

Ndonëse jemi në prill dhe mendohej se temperaturat do të ishin të larta, pasi zyrtarisht jemi në pranverë, duket se kjo gjë nuk po ndodh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajra Porja pohoi se kjo paraverë i ngjan atyre të viteve të kaluara, ndërsa prilli është karakterizuar nga temperatura të ulëta.

Porja tha se lajm jo i mirë është se dita e premte, pjesa e dytë dhe fundjava, kur janë dhe Pashkët ortodokse, do të sjellë paqëndrueshme të motit. Ndërkohë, xhupat sipas Porjas do të hiqen nga maji, edhe pse në këtë muaj do të ketë dhe ditë me temperatura të ulëta.

“Kjo pranverë ka qenë ndryshe. Temperaturat kanë qenë më të ulëta se zakonisht. Keto episode janë të ngjashëm me pranverat e viteve të kaluara. Sot do jetë prezentë paqëndrueshmëria e motit. Por nga dita e martë deri të premte do të ketë përmirësim të motit. Edhe pse do jetë të pranishme kthjellimet, por s’do ketë reshje. Lajmi jo i mirë është se dita e premte, pjesa e dytë dhe fundjava, do të sjellë paqëndrueshme të motit. Do ketë dhe rrebeshe dhe shkarkesa elektrike. Edhe të diel do këtë reshje, por më të pakta. Do ketë rënie të temperaturave deri në 15-16 gradë. Pas datës 20 do të jetë një javë pa reshje dhe në parametrat e pranverës. Por edhe maj do të ketë ditë të freskëta.”