Temperaturat e larta, mjekët: Të sëmurët kronikë të bëjnë kujdes

556
Urgjencat e spitaleve raportojnë rritjen e fluksit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave të larta. Dy kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur nga ndërlikimet shëndetësore janë fëmijët dhe të moshuarit. 
Përballë valës së të nxehtit, autoritetet e shëndetit publik apelojnë për marrjen e masave gjatë ditëve në vijim, veçanërisht për të moshuartit që trajtohen nga sëmundje kronike. Ndaj, këta të fundit duhet të paraqiten pranë mjekut familjar për të rivlersuar gjëndjen e tyre shëndetësore nëpërmjet ekzaminimeve përkatëse.
Ndër komplikacionet më të sheshta janë rraskapitja, infarktet, konfuzionet etj. Specialistët e ISHP-së bëjnë me dije se “pothuajse të gjithë personat me sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësimin e sëmundjeve që kanë, të cilat mund të shoqërohen edhe me pasoja fatale nësë nuk meren masat e duhura, për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve”. Megjithatë, kujdesi nuk duhet neglizhuar nga kategoritë e tjera, pasi ndërlikimet mund të jenë prezente nëse teprohet me ekspozimin ndaj diellit. 
Sigal