Obama: Mundësia për marrëveshje me Iranin është 50-50

450
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka thënë se mundësitë që të arrihet një marrëveshje për programin bërthamor me Iranin janë 50-50. Këto komente ai thuhet se i ka bërë në një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me senatorët demokratë.
Senatori Chris Coons tha se Obama nuk e kishte të qartë nëse iranianët do të pranojnë disa nga kushtet më të vështira të vendosura nga SHBA-të dhe aleatët evropianë, duke thënë se marrëveshja duhet të bëhet “propozim 50-50-të”. Senatori Ben Cardin, ka thënë se Obama ka lënë të kuptohet se në anën e saj Irani duhet të lejojë që të inspektohen të gjitha qendrat ushtarake përpara se marrëveshja të nënshkruhet.
Obama “nuk e di nëse do arrihet marrëveshje apo jo por ai nuk do të sjellë një marrëveshje e cila nuk përbushë këto objektiva”, e cila e parandalon Iranin që të ketë një armë bërthamore, tha Cardin.
Senatorët demokratë gjithashtu thanë se Obama nuk është duke u nxituar që të arrihet një marrëveshje jo e mirë gjatë kësaj jave. “Ai dëshironte ta bënte të qartë se nuk është duke u nxituar për të arritur marrëveshje dhe se ai mund të tërhiqet nga bisedimet, nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje e mirë”, tha senatori Chris Murphy.
Obama do të përfshihet në negocitatat e Iranit këtë javë. Më 8 qershor, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti ka folur me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, për t’i dhënë atij udhëzimet e fundit për bisedimet e Vjenës.
Sigal