Lezhë, rrezik nga shkarkimet e HEC-eve Ulëz e Shkopet

481

Sigal

Shtabi i Emergjencave
Civile në Lezhë raporton një gjendje në përmirësim e sipër pas reshjeve të 24
orëve të fundit. Megjithatë problematike mbetet argjinatura e Tales, disa
përrenj në Laç si dhe rezervuari i ujit në Njësinë Administrative Ungrej që
është thuajse në pikën kritike

 

Gjatë gjithë natës
forcat e ushtrisë janë përqendruar në Tale, atje ku si pasojë e prurjeve të
lumit Mat, rrezikohej një pjesë e mirë e popullsisë.

 

Megjithatë situata e
shkarkimeve të HEC-eve Ulës dhe Shkopet gjatë së mërkurës janë në kuota të
larta, ku autoritet flasin për 2300 m3 ujë në sekondë, gjë e cila vijon të
sjellë rritjen e prurjeve në Lumin Mat. Rritje të nivelit të ujit në kuota të
larta ka po ashtu edhe në Lumin Drin, i cili përshkon mes përmes qytetin e
Lezhës.

 

Problem më vetë mbetet
edhe mungesa e energjisë elektrike. Mijëra banorë të ish- Komunës Shëngjin,
Kallmet, Ungrej apo dhe Zejmen vijon të jenë në errësirë prej më shumë se 24
orë.