Temperaturat deri në 39 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavën

46
Sigal

Edhe gjatë fundjavës moti vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Temperaturat edhe përgjatë ditës së sotme do të vijojnë të jenë relativisht të larta deri dhe në 39 gradë celcius.

Por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga e diela, pasi do të ketë rënie të temperaturave dhe vlera do të jenë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Megjithatë duke filluar nga dita e shtunë Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut. Megjithatë duke filluar nga dita e nesërme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Temperaturat edhe sot do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri dhe në 39 gradë celcius) por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga dita e diel, por dhe më pas me rënie të temperaturave dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites (dhe kryesisht ditën e diel) do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Gjithashtu, vendi ynë do të përjetojë fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin poshtë 26-28 gradë (zonat e ulta dhe bregdeti), temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve.