Berisha: Nishani i qëndroi besnik Kushtetutës edhe kur kishte të bënte me ata që s’e njohin ligjin

135
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar këtë mbrëmje në ditën e lindjes të ndjerin ish-President, Bujar Nishani.

Sali Berisha u shpreh se Nishani i qëndroi besnik Kushtetutës edhe kur kishte të bënte me një person që nuk e njihte ligjin.

Kreu i selisë blu, tha më tej se të gjithë krenohemi me trashëgiminë e një miku, e një qytetari, bashkëpunëtori, prindi e shtetari si ish-Presidenti Bujar Nishani.

Pasi përmbushi me nder të madh detyrimet si kryetar shteti dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, duhet ta pranojmë këtë, sepse kishte të bënte me një ansambël tjetër, person tjetër i cili nuk njeh ligj e moral në sjelljet e tij, por ai i qëndroi besnik flamurit, institucionit që udhëhoqi, kushtetutës së vendit.

Bujar Nishani në një moment kritik, pasi dorëzoi këtë detyrë ju përkushtua asaj force politike në radhët e të cilës ai kishte ngjitur të gjitha shkallët me dinjitet të madh.

Në këtë kontekst dua të them se ai, mua dhe të gjithë juve, na mungon shumë dhe shumë.

Duke u përulur me nderim të madh para veprës së tij, edhe njëherë le të gëzojmë ne, të festojmë ne, kremtojmë ne, krenohemi ne me trashëgiminë e mikut, bashkëshortit, bashkëpunëtorit, e prindit, e birit, qytetarit, shtetarit, presidentit Bujar Nishani.”-tha Berisha.