Temperatura të larta, reshje shiu dhe erëra të forta, kështu parashikohet moti ditën e nesërme

533
Sigal

Parashikimi sipas IGJEUM.

Nesër  priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje të dobëta lokale.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 16 °C

në vendet e ulëta: 10 / 15 °C

në vendet malore: 4 / 12 °C

ERA

Nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra e fortë, sidomos në bregdet dhe zonat malore.