Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

57
Sigal

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në skajin verior.

Parashikohet që pasditja dhe nata; të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.