Temperatura të larta në mesditë, sinoptikanët: Si do të jetë moti në fundjavë

121
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe për këtë fundjavë.

Për ditën e Shtunë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje.

Për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Temperatura të larta në mesditë, sinoptikanët: Si do

Temperatura të larta në mesditë, sinoptikanët: Si do